Zbulohet lapidari i komandant Malit, Limaj thotë se ai ishte gjithherë i gatshëm për çlirimin e Kosovës

18 gusht 2022 | 20:34

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sot kanë marrë pjesë në zbulimin e lapidarit të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nexhmi Shala – komandant Mali, pikërisht në një vjetorin e vdekjes së tij.

Në këtë përvjetor që sot u organizua në fshatin Kleçkë në kujdesin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Malishevë, dhe në prani të shumë bashkëluftëtarëve të komandant Malit, nga një fjalë rasti mbajtën kryetari Limaj dhe kreu i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kryetari Limaj tha se, komandant Mali kishte gjithherë gatishmërinë për sakrificë dhe ëndrrën për çlirimin dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, ëndërr që edhe e bëri realitet.

Ai ka theksuar se Nexhmi Shala ishte shembulli i personalitetit të kohës dhe veprimit.

“Idealet e tij ishin dhe do të vazhdojnë të na frymëzojnë edhe për të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar Limaj.

Ndërsa, kreu i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, të gjithë në duhet të jemi krenar me luftëtarin Nexhmi Shala, sepse ai ishte një luftëtar i mirë, punëtor i denjë që dha shembullin e sakrificës për lirinë e vendit tonë.

“Lavdi e nderim jetës dhe veprës së Nexhmi Shalës – komandant Malit”, tha në fund kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas disa orësh negociata, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësim…