Zbulohet lokacioni se ku do të mbahet Sunny Hill

02 korrik 2022 | 13:14

Festivali Synny Hill i cili do të mbahet me 4, 5, 6 dhe 7 gusht këtë vit do të mbahet në Parkun e Gërmisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një deklaratë në Instagram.

Edicioni i tretë i Sunny Hill këtë vit do të sjellë artistë nga e gjithë bota si edhe ata vendorë të cilët do të përformojnë gjatë këtyre katër netëve.

Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë pajtuar që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme.

Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të…