Zbulohet një shkëmb ‘masiv’ më i gjatë se Empire State

28 tetor 2020 | 08:14

Një shkëmb “masiv” nënujor me përmasa 500 metrash lartësi është zbuluar në Great Barrier Reef të Australisë, duke e bërë atë më të gjatë se disa nga rrokaqiejt më të lartë në botë.

Shkencëtarët gjetën shkëmbin e shkëputur, i cili është i pari që u zbulua në më shumë se 120 vjet, në ujërat pranë Queensland, njoftoi organizata e hulumtimit të oqeanit Schmidt Ocean Institute.

Shkëmbinj nënujorë u zbuluan për herë të parë më 20 tetor, ndërsa shkencëtarët përfunduan një hartë nënujore të dyshemesë së detit të Reefit, transmeton Telegrafi.

Me 500 metra lartësi është më e gjatë se Empire State Building (381 metra në katin e fundit), Kulla e Sidneit (305 metra) dhe Kullat Binjake Petronas (451.9 metra.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër ish-komandantët e UÇK-së, Salih Mustafa, ka kohë deri…