Zbulohet plani i Cityt për transferimin e Messit në janar

19 tetor 2020 | 16:40

Leo Messi vazhdon të jetë temë dite në shtypin britanik. Disa media angleze shkruajnë se ka përpjekje të reja nga Manchester City për t’i siguruar shërbimet e “yllit” të Barcelonës, kontrata e të cilit me klubin “blaugrana” përfundon verën e ardhshme.

Meqenëse në qershor “Pleshti” do të largohej me parametër zero, Barcelona mund ta pranojë ofertën e Citizens që në janar, për t’i mbushur sadopak arkat e klubit.

E ndërsa “Daily Mirror” thekson se Barcelona me shumë mundësi do ta humbje “yllin” e saj sezonin e ardhshëm, “Daily Star” shkon shumë më tej dhe tregon se Manchester City mund të bëjë një ofertë prej rreth 15 milionë stërlinash (rreth 17 milionë euro) për ta marrë Messin kur të hapet tregu i transferimeve dimërore. City, në këtë rast, do ta shfrytëzonte situatën e vështirë ekonomike të klubit “blaugrana”. Nga ana e tij, Leo Messi e ka bërë të qartë në një intervistë të gjatë në të cilën, ndër të tjera, premtoi se do të përkushtohej maksimalisht për ta ndihmuar ekipin që të arrijë suksese këtë sezon. Ai nuk dëshiron të dëgjojë asgjë tjetër për largimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë…