Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Afrim Kiҫina

25 shtator 2018 | 20:24

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorit Afrim Kiҫina në vendin e rënies së tij, në fshatin Abri të Drenasit është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore.

Në përkujtim të Dëshmorit Afrim Kiҫina, merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputeti i Kuvendit të Kosovës Daut Haradinaj, përfaqësues të institucioneve të Qeverisë, të Parlamentit të Kosovës, bashkëluftëtarë, shoqata të dala nga lufta e UҪK-së, familjar dhe shumë qytetarë.

Me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci vlerësoj lartë veprën sublime dhe heroizmin e Dëshmorit Afrim Kiҫina.

“Ky vend dhe qindra të tjera si ky, na kujtojnë veprën sublime të popullit tonë, heroizmi i dëshmorit Afrim Kiҫina dhe mijëra të tjerëve është historia e vendit tonë e cila  solli lirinë e vendit. Afrimi është dëshmori i parë i Njësisë Speciale Tigrat e Zi të Brigadës 111 Adem Jashari”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Bashkëluftëtari i Afrimit, Fidaim Rama, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka folur për veprimtarin e tij, ndërsa një historik të Afrim Kiҫinës e ka paraqitur, Eprori i Njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari” Ferid Berisha-Shkupi.

Në emër të OVL-së ka folur Hysni Gucati ndërsa në emër të familjes Kiҫina ka përshëndetur të pranishmit, Florim Kiҫina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që është…