Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës

27 korrik 2021 | 12:19

Në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, është bërë zbulimi pllakës përkujtimore “Heronjtë e Kosovës” për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore kanë marr pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë.

“Që nga themelimi i Policisë 21 policë kanë dhënë jetën. Ata dhanë jetën për të mbrojtur familjet, rrënjët e saj gjenden në ushtrinë tonë. Në vitet e pasluftës Policia e Kosovës ka qenë më e rëndësishme pa të cilinë nuk kishte liri e pavarësi. Gratë e burrat që i bashkohen Policisë së Kosovës për të bërë Kosovën një vend më të mirë. Pikërisht 10 vite më parë Enver Zymberi dha jetën në mbrojtje të sovranitetit dhe mbrojtje të vendit tonë. Qysh në moshë të re ai u bashkua vendit tonë që është një hero. Është mision i Qeverisë sonë që çdo qytetarë i këtij vendi të ndjehet i sigurt. Familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë sonë”, ka thënë kryeministri.

21 policët e rënë në krye të detyrës janë Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Mehmeti, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanoviq, Misin Krasniqi, Enver Zymberi, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ekziston një hendek i gjerë në mes të fëmijëve rom,…