Zbulohet pllaka përkujtimore në “Shpellën e Lakuriqëve”, Reçica: Këtu u shëruan rreth 80 persona të plagosur gjatë luftës

15 qershor 2023 | 16:27

Ish-njëri ndër drejtuesit e luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, së bashku me mjek, personel shëndetësor, të plagosur e bashkëluftëtarë të asaj kohe kanë vizituar “Shpellën e Lakuriqëve”, vendin ku gjatë luftës u përdor si spital. Në këtë shpellë u zbulua edhe pllaka përkujtimore për të kujtuar sakrificën e shumë kontribuuesve në arritjen e lirisë së Kosovës.

“Shpella e Lakuriqëve u bë një strehë e fortë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarët e saj, si dhe për qytetarët që kërkonin trajtim mjekësor, ku falë punës së shkëlqyer të stafit mjekësor të asaj kohe u doli në ndihmë me gjithë kushtet e vështira”, ka shkruar ndër tjera Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Reçicës:

Së bashku me mjekë, personel shëndetësor, të plagosur, e bashkëluftëtarë, ishim në Shpellën e Lakuriqëve, me këtë rast zbuluam pllakën përkujtimore të një vendi i frymëzuar nga sakrifica e shumë kontribuuesve në arritjen e lirisë së Kosovës. Ky vend i përkryer i kujtimeve evokon kujtimin e vështirësive të kaluara në rezistencën kundër okupatorit serb.

Shpella e Lakuriqëve u bë një strehë e fortë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarët e saj, si dhe për qytetarët që kërkonin trajtim mjekësor, ku falë punës së shkëlqyer të stafit mjekësor të asaj kohe u doli në ndihmë me gjithë kushtet e vështira. Sakrificat e tyre nuk mund të zvogëlojnë qëllimin e tyre për të ndihmuar secilin ushtar dhe civil të plagosur.

Shpella mbajti rreth 80 persona të plagosur me ndihmën mjekësorë të kujdesshme, duke e bërë atë vendin ku u themelua Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt për herë të parë.

Pas vizitës në shpellë, u nisëm drejt pikës VI të UÇK-së, ku evokuam kujtime nga një e kaluar e lavdishme e popullit tonë. Bashkë me luftëtarët dhe punonjësit shëndetësorë të Ferizajt, kaluam kohë të mrekullueshme duke rishfaqur historinë e lavdishme të popullit të Kosovës, një histori që nuk duhet harruar kurrë!

Të gjithë pjesëtarët e stafit mjekësor të Shpellës së Lakuriqëve meritojnë respekt për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe për vlerat e tyre të thella patriotike!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e…