Zbulohet prapaskena e transferimit të Ronaldos në United

30 gusht 2021 | 17:08

Të gjithë ishin me sy e veshë se ku do të transferohej Cristiano Ronaldo pasi një sportist që ka fituar gjithçka në futboll ka shumë influencë dhe në opinionin publik.

Por transferimi tek Manchester United nuk ishte menduar as nga vetë drejtuesit e “djajve” pasi blerja e Sanchos për 80 milionë euro nga Borussia Dortmundi, forma e mirë e talentit Grinud, prania e Rashford, Martial e Cavani nuk e bënte të nevojshme shpenzimin për një futbollist në sulm, por diçka e papritur ndodhi.

Hyrja në garë e Manchester Cityt tërboi drejtuesit rival që nuk mund ta pranon kurrsesi këtë transferim. Ronaldo shikohet si emblemë e klubit dhe një transferim tek City do të shkatërronte imazhin e klubit, veçanërisht të tifozëve.

Ora 11 ishte vendimtare për operacionin, sepse në atë orë sipas “Daily Mail” ka ndërhyrë Aleks Ferguson, Patris Evra, Rio Ferdinand e Darren Fletçer për ta bindur Ronaldon që mos të transferohet tek City.

Drejtuesit e klubit morën miratimin e pronarëve, familjes Glejzers, duke u hedhur menjëherë në sulm. 20 milionë paund do të fitojë Juve nga ky operacion, ndërsa Ronaldo do të paguhet 480 mijë paund në javë një kontratë 2 vjeçare, me opsion për një të tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje që…