Zbulohet se kur do të nisë Big Brother VIP 2

22 shkurt 2022 | 21:13

Mbrëmjen e djeshme (e hënë) u organizua një festë madhështore pas mbarimit të edicionit të parë të Big Brother VIP.

Të ftuar ishin të gjithë banorët e po ashtu edhe një pjesë e stafit të Top Channel.

Ndërkohë që në një intervistë të shkurtër, moderatorja e programit, Arbana Osmani, ka dhënë disa detaje rreth Big Brother VIP 2.

Ajo ndau lajmin se edicioni i dytë i reality showt më të komentuar të momentit do të rinisë në fund të muajit dhjetor.

Sabiani nga ana tjetër zbuloi se pjesë e këtij spektakli do të jetë vajza e tij, Keisi Medini.

“Ajo do të jetë e lirë të bëjë çfarë të dojë brenda normave dhe unë nuk do ta pengoj për asgjë”, tha ai.

I pranishëm në festë ishte edhe aktori Donald Veshaj, për të cilin u tha se ka prishur marrëdhëniet me produksionin, pasi kishte hequr nga Instagrami producentet Sara dhe Lori Hoxha.

Ai hoqi nga lista e ndjekësve edhe prezantuesen Arbana Osmani.

I njëjti duket se i ka dhënë fund edhe lidhjes me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe në ndeshjen tjetër mes Chelseat dhe Lille është shënuar…