Zbulohet shuma që dyshohet se u grabit tek ‘Kredo.al’ nga një person i maskuar

23 janar 2021 | 17:17

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja në filialin e institucionit financiar në zonën e Brrylit Tiranë, Kredo.al.

Ndërkohë sipas informacioneve për mediat, akoma nuk është përcaktuar shuma e saktë që është grabitur, por deri tani dyshohet për 2 ose 3 milionë lekë të vjetra.

Uniformat blu kanë raportuar më herët se një person i maskuar është futur në ambientet e këtij institucioni dhe u ka drejtuar armën punonjësve.

Dyshohet se ai mund të ketë pasur një bashkëpunëtor që e ka ndihmuar që të arratiset.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka lëshuar një…