Zbulohet vrima e zezë gjigante (Video)

07 korrik 2020 | 11:00

Përmbyllen analizimet mbi një vrimë të zezë gjigante. E zbuluar në vitin 2018, është 8 000 herë më e madhe se vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë.

Masa e saj është 34 miliardë herë më e madhe se e diellit. Ky gjigant kozmik falë fushës gravitacionale është në gjendje të thithë dhe përpijë çdo gjë që gjen përpara, përfshirë këtu edhe dritën. Ndodhet miliarda vite dritë larg sistemit diellor.

Identikiti i kësaj vrime të zezë gjigante është përshkruar në revistën mujore shkencore të Akademisë Mbretërore Astronomike të Britanisë së Madhe. Sipas autorëve të kërkimit, është një ndër vrimat e zeza më të mëdha dhe të fuqishme të universit dhe ende nuk dihet sesi është krijuar, por mendohet së është formuar 700 milionë vjet pas Big-Bang.

Ata shpjegojnë se në bazë të kalkulimeve të deritanishme, kjo vrimë e zezë arrin të përpijë në ditë një masë ekuivalente me Diellin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zbulim i ri arkeologjik ka ndodhur në Himarë. Arkeologët…