Zëdhënësi i BE-së për deklaratën e Kurtit: Marrëveshja për asociacionin duhet të zbatohet

04 nëntor 2021 | 13:41

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka ripërsëritur të enjten se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të lejojë të formohet asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”, ka thënë Stano, raporton “Tanjug”-u.

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për median britanike “BBC”, ka deklaruar se s’do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe qoftë si kryeministër apo në opozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, teksa po qëndronte me Graninit…