Zëdhënësi i KQZ-së: Jemi në pritje të konfirmimit nga Supremja për rinumërimin e votave

13 nëntor 2019 | 12:14

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se janë në pritje të konfirmimit të Gjykatës Supreme për fillimin e rinumërimit të 1 472 vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)

“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, ka thënë Elezi për “Epokën e re”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Alessandro Florenzi pritet të largohet nga skuadra e Romës…