Zëdhënësi i PDK-së dyshon se kërcënimi i Kurtit mund të jetë sajesë e tij

20 maj 2020 | 13:35

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, kërkuar që të hetohet rasti i kërcënimit ndaj kryeministrit në detyrë Albin, Kurti, nga “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Në këtë kontekst, Bytyçi ka thënë se kërcënimi mund të jetë një sajim nga vetë Kurt, për të mbjellë panik dhe pasiguri për qytetarët dhe për t’i frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Kërcënimi më jetë i deklaruar nga kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ duhet të hetohet urgjentisht nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Kjo është një çështje shumë serioze! Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Kërcënimi më jetë i deklaruar nga Kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura "Garda Vullnetare Shqiptare"…

Publiée par Avni Bytyci sur Mercredi 20 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NJOFTIM Njoftojmë të gjithë klientët se “ECC GROUP”, Sh.P.K, ka…