Zëdhënësi i PDK-së: Për rastin e Xhamajkës përgjegjës është Konjufca

23 shkurt 2020 | 12:41

Avni Bytyqi, zëdhënësi për medie në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar rreth mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës.

Ai ka thënë se përgjegjësia për këtë çështje i takon Glauk Konjufcës, ministër i Punëve të Jashtme.

“Për ne si PDK është shumë pak e rëndësishme se kush ka fol i pari dhe kush ka fol i fundit, me rëndësi është që Ministri i Punëve të Jashtme, z. Konjufca duhet ta kuptojë rolin dhe detyrat që i ka”.

“E kuptojmë që është i ri në këtë pozicion, mirëpo Ministri i Punëve të Jashtme është instanca e vetme që e konfirmon pranimin ose jo të ndonjë note verbale për njohje nga shteti”.

“Konjufca ka gabuar shumë që e ka bërë publike atë. Ministri është përgjegjës për veprimet që bën në fushën e ti. Ai e ka pranuar se Xhamajka na ka njohur si shtet dhe si i tillë përgjegjës është ai, pasi përgjegjësia i takon instancës më të lartë e që është ai”, ka të thënë Bytyqi në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores ndaj Islandës, Kosova të dielën do të ballafaqohet…