Sonte përballja Luksemburg – Kosovë

23 shkurt 2020 | 12:30

Pas fitores ndaj Islandës, Kosova të dielën do të ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim.

“Dardanët” e nisën mirë fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, duke mundur islandezët 80:78, kurse fitorja ndaj Luksemburgut do tu ndihmonte shumë që të kalojnë në rrethin e ardhshëm.

Pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia, kurse dy kombëtaret e para të grupit kalojnë tutje. Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, derisa lojtarët janë të motivuar për të fituar.

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88. Ndeshja Luksemburg-Kosovë zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury mposhti Donatay Wilder dhe arriti t’i rrëmbente atij…