Zëdhënësja politike e LDK-së: Thirrjet e Kurtit janë të vonuara

28 qershor 2021 | 00:02

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka quajtur të vonuara thirrjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se aktivistët duhet t’i shërbejnë qytetarit e jo individit.

Halimi tha se të rinjtë për një dekadë frymuan nën urdhërat e tij duke përdorur i përdorur të gjitha teknikat e masmedias, propagandës e spektaklit vetëm e vetëm për të idealizuar imazhin e tij në heroik e adhurues.

“Thirrje e vonshme Albin Kurtit që aktivistët mos t’i shërbejnë individit, por qytetarit, idesë apo programit!Për më shumë se një dekadë të rinjtë frymuan nën autoritetin e tij duke i përdorur të gjitha teknikat e masmedias, propagandës e spektaklit vetëm e vetëm për të idealizuar imazhin e tij në heroik e adhurues.Madje, duke e shndërruar qytetarinë aktive e mendimin ndryshe si rrezik potencial të tijën e rrjedhimisht edhe të partisë”.

Ajo tha se partia e cila i shfrytëzon të rinjtë për të marrë pushtetin dhe më pas i braktisë duhet që t’iu kërkojë falje atyre, shkruan Klan Kosova.

“Një parti politike e cila instrumentalizon të rinjtë për ‘kauza’, kur me të marrë pushtetin i braktisë të njëjtat, lideri i tillë duhet të kërkojë falje të rinjve dhe cilido aktivistë. Derisa, nuk ka të drejtë morale të krijojë frazeologji të tipit “pushteti nuk duhet të na ndryshojë”, sepse është shembulli eklatant se si pushteti ia ka ndërruar të gjitha bindjet me anë të të cilave mori pushtetin!”.

“Të rinjve e qytetarëve duhet t`u kërkohet falje. Vetëm atëherë po këta të rinjtë mund të ndihen të qetë. Në të kundërtën vështirë t’i shlyejnë nga kujtesa e tyre të gjitha ato momente të vështira nëpër të cilën kaluan duke brohoritur rrugëve e u tërhequr zvarrë për iniciativat që u ‘detyruan’ të besonin!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht rënies së rasteve me koronavirus dhe vaksinimit kundër COVID-19,…