Zeka: E turpshme që pllakat e dëshmorëve dhe simbolit të UÇK-së lihen zvarrë nëpër tokë

14 tetor 2018 | 00:21

“A meritojnë pllakat e dëshmorëve të kombit të lihen, në emër të rregullimit të lapidarit, zvarrë nëpër tokë. Rasti më eklatantë është në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ku komuna, simbolin e shenjët të UÇK-së dhe të dy figurave të dëshmorëve, tash e dy vjet nuk i vendos aty ku e kanë vendin, por mbeten të shtrirë për toke pa kujdesin e askujt”.

Kështu shprehet Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas të cilit pllakat për dy dëshmorët e kombit, Urim Mehmeti dhe Arben Isufi nuk janë vendosur aty ku ishin dy vjet më parë. “Turp është për komunën që në emër të rregullimit të lapidarit zhvendos në rrugë simbolet kombëtare”, ka deklaruar Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur i vdekur në verilindje të Australisë.…