Zeka: Kjo është arsyeja pse Hashim Thaçi u dërgua shumë shpejt në Hagë

22 prill 08:04

Gazetari Milaim Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7 thotë se ish-presidenti Hashim Thaçi u dërgua me shpejtësi në Hagë për shkak se Prokuroria Speciale atje ra viktimë e një informacioni të BIA-s serbe.

Zeka tha se Haga u informua se Thaçi dhe familja e tij po planifikonin të arratiseshin në Turqi pasi posedonin pasaporta turke.

“Arsyeja pse Prokuroria e arrestoi ish-presidentin Thaçi befas, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, është se Prokuroria Speciale në Hagë ka rënë viktimë e BIA-s serbe dhe këtij grupi që ka çuar deklarata në Gjykatën Speciale, se gjoja presidenti Thaçi posedon nënshtetësi turke me grua dhe me djalë dhe se ai po planifikon me u arratis tek Erdogani”, tha Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Zeka tha se ai dhe një grup gazetarësh të tjerë, nëpërmjet një hulumtimi, zbuluan se ky ishte një informacion i rremë dhe se Thaçi nuk ka nënshtetësi turke.

“Ky është informacion një milion për qind i sigurt dhe ne e kemi vërtetuar se Thaçi nuk ka nënshtetësi turke dhe s’ka pasur kurrfarë plani për arratisje”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal” Ndërsa Rusia dhe…