Zeka: Ne edhe Zotin e gjuajmë me gurë

04 dhjetor 2018 | 00:52

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj kritikave në adresë të komisionarit për zgjerimin të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, për shkak të deklaratës së tij për vizat.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këtë politikë nuk mund të shkohet në Bruksel.

Postimi i plotë i Zekës:

Na edhe Zotin e gjuajmë me gurë

Po të kishim mundësi, në momentin që dikush na këshillon e kritikon, besoni që edhe Zotin e kishim gjujtë me gurë.

Ajo çka na ka ndodhe sot, bash ka qenë e ditur. Nuk mundemi me shku jo drejt Brukselit, po as në Komoran me një politikë të tillë që e kemi ndërtuar që 17 vite. Thjeshtë e kemi një Parlament që veq për gazlotjelles njihet në botë.

Kemi një qeveri me mbi 80 zëvendësministra, që e hanë edhe buxhetin e Dubait, se le ma të Kosoves.

E sot, në vend që të e ulemi e të bëjmë analizë se pse kemi ardhur në këtë derexhe, qohemi edhe e shajmë Evropën e Hahnin, banë be që ata fortë e rruajnë për ne.

As Zoti nuk na ka faj, as Evropa, as Serbia, po ne i kemi fajet, prandaj të mblidhemi pozitë dhe opozitë, të merremi vesh në mes vete, që pastaj të na marrin vesh të tjerët.

Evropa nuk ndinë për kërcënimet e Rusisë e të Kinës, se le ma ppër er ato tonat. Ne flasim sikur me pas prodhu bombë atomike…

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha ka performuar në natën magjike të ‘’Victoria's Secret’’.…