Bebe Rexha, ‘ndezë’ skenën në ‘Victoria’s Secret’ (Video)

04 dhjetor 2018 | 00:32

Bebe Rexha ka performuar në natën magjike të ‘’Victoria’s Secret’’.

Këngëtarja Bebe Rexha ka performuar në ngjarjen vjetore të modës në qytetin e Nju Jorkut.

Një numër i madhe i modelueseve sfiluan në pistën e modës të organizuar nga “Victoria’s Secret”, ndërsa ishte këngëtarja shqiptare ajo e cila i dha ‘flakë’ skenës me performancën.

Paraqitja e saj skenike atë natë ka qenë shumë e komentuar, pasi Bebe dukej tejet seksi dhe komente pozitive ka marrë po ashtu para pak minutash kur edhe i ka publikuar disa sekuenca të videos në Instagram.

Bebe Rexha në ngjarjen magjike të ‘Victoria Secret’ e ka kënduar këngën ‘I’m A Mess’ dhe performancën e saj të plotë e gjeni në vazhdim.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe Rita Ora e cila po ashtu ka performuar ‘live’.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga në mes të maleve të shpie në një vend…