Zeka: Prokurorët e Speciales i kanë thënë Azem Sylës mos të largohet nga Kosova

17 nëntor 2020 | 08:54

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka folur rreth deklaratave që ka bërë rreth ngritjes së aktakuzës ndaj Azem Sylës dhe Adem Grabovcit nga Gjykata Speciale.

“Unë kam deklaruar në bazë të informacioneve të mia dhe ato janë kredibile. Azem Sylës, unë e kam informacionin se prokurorët e Speciales i kanë thënë që këtë javë të mos largohet nga Kosova”, ka thënë Zeka për Kanal10.

Ai ka thënë se aktakuza pritet t’i konfirmohet edhe Adem Grabovcit, duke marrë parasysh detyrën që ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe thonë se ekzistojnë tre…