Zelanda e Re, 3 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin

20 gusht 2021 | 09:37

Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, në një deklaratë theksoi se shuma do t`i sigurohet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Afganistan.

Zelanda e Re njoftoi sot se do të dhurojë 3 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin për të mbështetur komunitetet e prekura nga kriza në vend.

Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, në një deklaratë theksoi se shuma do t’i sigurohet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Afganistan.

“Situata humanitare në Afganistan është e tmerrshme, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe qindra mijëra janë të zhvendosur nga konflikti i fundit, 80 për qind e të cilëve raportohen të jenë gra dhe vajza”, tha Mahuta.

“Në Afganistan, Kryqi i Kuq aktualisht është duke u përqendruar në mbrojtjen e civilëve dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore, duke përfshirë kujdesin urgjent shëndetësor, ujin dhe kanalizimet”, shtoi ajo.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët po ofron një sërë mbrojtje dhe ndihmë për afganët e zhvendosur brenda vendit. Gjithashtu mbështet refugjatët afganë në vendet fqinje.

“Është jetike që agjencive humanitare t’u lejohet qasje tek popullatat e prekura”, tha Mahuta.

Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar, të mbrojnë punonjësit e ndihmës dhe civilët nga dëmtimet dhe të mbështesin të drejtën për lirinë e lëvizjes.

Talebanët morën kontrollin e Afganistanit pas marrjes së Kabulit më 15 gusht, duke detyruar Presidentin Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë të largohen nga vendi.

Grupi, i cili u hoq nga pushteti pasi forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin në 2001, tani është në procesin e krijimit të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se 702 pacientë…