Zelensky dhe kreu i FMN-së diskutojnë për ‘rindërtimin e pasluftës’ të Ukrainës

18 prill 2022 | 08:31

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njofton se ka biseduar me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, për stabilitetin financiar të vendit dhe rindërtimin pas shkatërrimit të bërë nga agresioni ushtarak rus.

Sipas tij, bashkëpunimi me FMN-në do të jetë i frytshëm.

Ndërsa Georgieva ka theksuar se mbështetja ekonomike nga partnerët është thelbësore për rindërtimin e Ukrainës.

“Mbështetja e vazhdueshme ekonomike nga partnerët e Ukrainës është thelbësore për të hedhur themelet për rindërtimin e një Ukraine moderne e konkurruese”, thekson ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nivelet më të larta të kolesterolit “të mirë” në lëngun…