Zelensky emëron Oleksandr Syrsky komandant ushtarak të Ukrainës

08 shkurt 2024 | 21:37

Oleksandr Syrsky do të jetë shefi i ardhshëm ushtarak i Ukrainës pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi të enjten mbrëma se ai kishte zëvendësuar gjeneralin, Valery Zaluzhny

Vendimi për të emëruar Syrsky si zëvendësues të Zaluzhny pritet të jetë një vendim jopopullor në mesin e trupave të Ukrainës, shkruan Washington Post.

Komandantit 58-vjeçar të forcave tokësore të Ukrainës iu besua merita për udhëheqjen e mbrojtjes së Kievit në muajin e parë të luftës dhe më pas orkestrimin e një kundërofensivë të suksesshme në rajonin verilindor të Kharkivit në vjeshtën e vitit 2022.

Por në mesin e ushtarëve, Syrsky është veçanërisht i papëlqyer, i konsideruar nga shumë si një komandant i stilit sovjetik që i mbajti forcat nën zjarr për një kohë të gjatë në qytetin lindor të Bakhmutit, kur Ukraina duhej të tërhiqej.

Zelensky tha se komandantët e tjerë po konsiderohen për promovime, pasi disa gjeneralë pritet të shkarkohen së bashku me Zaluzhny.

Zelensky tha se i ka kërkuar Zaluzhnyt të mbetet si pjesë e “skuadrës së shtetit ukrainas të së ardhmes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh në fjalën e saj para…