Zelensky falënderon Ramën: Na ndihmoni me stërvitjen e ushtarëve

19 janar 2024 | 16:32

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për qëndrimin e shtetit shqiptar për agresionin rus ndaj ukrainasve.

Në një reagim në platformën “X”, presidenti i Ukrainës ka çmuar mbështetjen e kryeministrit shqiptar në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi i tij.

Ai ka treguar se Shqipëria ka marrë pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos.

Zelensky ka theksuar se mbështetet në pjesëmarrjen aktive të partnerëve, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike. Shqipëria mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, ka shkruar presidenti i Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salma Hayek ka bërë një postim zbulues në rrjetet sociale.…