Zelensky: Hapni portet që të shmanget zia e bukës

12 qershor 2022 | 18:13

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po bllokon portet në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke mbajtur eksportet e ushqimit ukrainas nga tregu botëror. Thirrja e tij është që të hapen portet që të shmanget zia e bukës.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit, dhe po kërkon mënyra për të nxjerrë drithërat dhe vajrat bimore jashtë vendit pasi dërgesat u bllokuan.

“Nëse për shkak të bllokadave ruse, ne nuk jemi në gjendje të eksportojmë ushqimet tona, të cilat mungojnë kaq shumë në tregjet globale, bota do të përballet me një krizë akute dhe të rëndë ushqimore dhe zi buke. Mungesa e produkteve ushqimore do të çojë në mënyrë të pashmangshme në kaos politik që mund të rezultojë në rënien e shumë qeverive dhe rrëzimin e shumë politikanëve. Tashmë mund ta shihni këtë kërcënim duke u afruar vetëm duke parë çmimet në rritje të produkteve bazë në tregjet botërore dhe në disa vende”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjermane, Robert Lewandowski ka…