Zelensky mburret me kundërsulmet e ukrainasve

16 qershor 2023 | 09:02

Gjatë një interviste me NBC News, Volodymyr Zelensky ka folur për kundërsulmin e Ukrainës.

Ai tha se lajmet nga vija e frontit kanë qenë “përgjithësisht pozitive”, por shtoi se situata është “e vështirë”, raporton skynews.

Kundërsulmi është shumë i rëndësishëm për Ukrainën, jo vetëm për ta rifituar territorin, por edhe për të dëshmuar se mbështetja miliardëshe e Perëndimit nuk po shpërdorohet.

“Populli ynë heroik, trupat tanë tani ndodhen në frontin e parë ballë për ballë me rezistencën shumë të vështirë. Ne e kuptojmë pse. Sepse për Rusinë humbja e kësaj fushate kundër Ukrainës, do të thoshte, në fakt, humbje e luftës”, tha ai.

Theksojmë se ukrainasit kanë nisur kundërsulmin e shumëpritur, ku deri më tani kanë çliruar rreth 100 kilometra/katrorë.

Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tornado e fuqishme goditi Perryton, Teksas, duke lënë të…