Zelensky: Mendoj se Donald Trumpi nuk e njeh Putinin

26 shkurt 2024 | 16:58

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump do të jetë “kundër amerikanëve” nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën.

Kështu ka thënë të dielën presidenti i vendit të shkatërruar nga lufta, Volodymyr Zelensky, shkruan “CNN”.

Në këtë kontekst, Zelensky ka thënë se “nuk mund ta kuptojë se si Donald Trump mund të jetë në anën e (presidentit rus Vladimir) Putin”.

“Është e pabesueshme”, ka thënë ai.

Trumpi, i cili është në prag të bëhet kandidati presidencial republikan pasi fitoi zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut, në të kaluarën ka refuzuar të thotë nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina të fitojnë luftën.

Zelensky ka thënë se ai besonte se Trumpi, i cili gjithashtu ka pretenduar se do t’i jepte fund konfliktit brenda një dite nëse zgjidhej president, nuk i kuptonte qëllimet e Putinit.

“Unë mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin”.

“E di që e ka takuar… por ai kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. Kurrë…”.

“Unë nuk mendoj se ai e kupton se Putini nuk do të ndalet kurrë”, ka shtuar Zelensky.

Zelensky i ka thënë “CNN”-së se Rusia po shpenzon “miliarda” për përhapjen e informacionit të rremë rreth luftës dhe se ka qenë e suksesshme në përdorimin e dezinformatave si armë dhe në ndikimin e debatit në ShBA.

Fryrja e numrit të viktimave ukrainase është vetëm një shembull se si Rusia po përhap narrativa të rreme, theksoi presidenti ukrainas.

Më herët të dielën, Zelensky ka zbuluar për herë të parë numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë në konflikt deri më tani, duke thënë se bëhet fjalë për 31 000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi çështja e dinarit është bartur në Bruksel për bisedime,…