Zelensky: Mercenarët e Wagnerit janë ende në Ukrainë

28 qershor 2023 | 17:23

Disa luftëtarë të Wagner janë ende në Ukrainë, por situata territoriale në veri të vendit mbetet “nën kontroll”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti ukrainas i bëri komentet një ditë pasi udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin fluturoi nga Rusia për në Bjellorusi pas rebelimit të tij të ndërprerë të shtunën.

U bë një marrëveshje për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të Wagner-it. Ata që morën pjesë u tha se mund të bashkoheshin me forcat shtetërore, të shkonin në Bjellorusi ose të ktheheshin në familje.

Zelensky nuk specifikoi se ku ndodheshin luftëtarët Wagner në Ukrainë, por tha se forcat e tij të armatosura ishin të bindura se situata në veri të vendit mbetet e pandryshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti dhe ikona e Interit, Javier Zanetti, ka folur së…