Zelensky mesazh SHBA-së: Forca, mos gaboni

15 gusht 2025 | 22:36

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë të fortë në prag të negociatave mes SHBA-ve dhe Rusisë, duke theksuar se edhe në ditën e bisedimeve, trupat ruse vazhdojnë të vrasin.

“Kjo flet shumë. Së fundmi kemi diskutuar me amerikanët dhe europianët se çfarë mund të funksionojë realisht. Të gjithë kanë nevojë për një fund të drejtë të luftës,” tha ai.

Zelensky nënvizoi se Ukraina është e gatshme të punojë sa më produktivisht për t’i dhënë fund luftës, por gjithçka do të varet nga pozicioni i SHBA-ve.

“Rusët e marrin në konsideratë forcën amerikane. Mos gaboni, forca!” u shpreh ai.

Kreu i shtetit ukrainas shtoi se vijon koordinimi me partnerët europianë, ndërsa kujtoi se diferenca kohore me Alaskën është 11 orë, çka do të thotë se dita e nesërme do të nisë herët për të gjithë në Europë.

“Po përgatitemi për diskutimet e ardhshme,” përfundoi Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është momenti kur presidenti rus Vladimir Putin çuditet me…