Zelensky në fjalimin e Ditës së Fitores: Ukraina do të fitojë kundër Rusisë

09 maj 2022 | 10:19

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është paraqitur në një video që shënon Ditën e Fitores, ku tha se nuk ka dyshim se Ukraina do të fitojë kundër Rusisë.

Rusia, në anën tjetër, po shënon sot Ditën e saj të Fitores, derisa presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në Moskë.

Përpara fjalimit të Putinit, presidenti ukrainas ndau një video duke ecur nëpër rrugën kryesore të Kievit.

Ai tha se Ukraina “nuk do t’i japë askujt asnjë pjesë të tokës së tyre”.

Duke iu referuar fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, ai tha: “Ne fituam atëherë, do të fitojmë edhe tani!”.

Zelensky shtoi se Ukraina së shpejti do të shohë dy ditë fitoreje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka…