
Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne
24 shtator 2025
| 16:48
Në fjalimin e tij në OKB, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy , ka thënë se ka pasur një takim “të mirë” me Donald Trump në Nju-Jork të martën.
Derisa bëri kërkesë që të mos zvarritet lufta, shtoi se paqja “varet nga të gjithë ne” në OKB.
“Gjithashtu fola me shumë udhëheqës të tjerë të fortë dhe së bashku mund të ndryshojmë shumë. Sigurisht, ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që Evropa të ndihmojë vërtet dhe ne mbështetemi te Shtetet e Bashkuara”.
“Ju lutem flisni hapur dhe dënoni këtë, ju lutem bashkohuni me ne në mbrojtjen e jetës dhe të ligjit e rendit ndërkombëtar”, ka përfunduar Zelensky.
Fjalimi i Zelenksyt ka marrë duartrokitje nga salla.