Zelensky ngre alarmin: Lufta mund të vijë te ju në Europë

05 shkurt 2024 | 18:51

“Lufta mund të vijë tek ju në Europë pasi kemi të bëjmë me Putinin”. Është ky alarmi i lëshuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për mediat italiane, ndërsa thekson se kur kjo të ndodhë, askush nuk do të jetë gati.

“Ushtritë europiane nuk janë gati. Do të jetë një tronditje për to. Ku është garancia që NATO do të reagojë me shpejtësi? Kush po e diskuton këtë? Askush”, tha Zelensky.

Zelensky pranon se ka ngecje në terren sa i përket shtyrjes pas, të ushtrisë ruse dhe rifitimit të territorit të pushtuar. Shkakun e gjen tek mungesa e mbështetjes nga perëndimi, të cilit i kërkoi më shumë armë dhe pajisje moderne.

“Po luftojmë kundër terroristëve”, nënvizoi ai duke theksuar se bëhet fjalë për një nga ushtritë më të mëdha të botës. Presidenti shtoi se Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë dhe se do ta fitojë këtë luftë.

Zelensky më pas mori armët dhe doli në frontin e betejës. Ai vizitoi ushtarët në Robotin, një zonë në juglindje të vendit, ku dorëzoi disa medalje, një lëvizje që vjen mes spekulimeve se shefi popullor i ushtrisë mund të shkarkohet së shpejti.

Valeriy Zalushnyi, që mban nofkën “Gjenerali i Hekurt”, është mjaft i njohur në Ukrainë, por sëfundmi është përplasur me Zelenskin për shumë çështje.

Pavarësisht se mund të ndikojë për keq në rezistencën ndaj Rusisë, presidenti ukrainas sinjalizoi se një ndryshim në lidershipin ushtarak do të vinte brenda pak kohëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane mbetet në krye të renditjes së “Këpucës së…