
Zelensky premton rritje të prodhimit të armëve
28 maj 2025
| 08:18
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi planet për të zgjeruar dhe rritur më tej prodhimin e industrive vendase të armëve me qëllim për të forcuar forcat e armatosura ukrainase.
Kjo deklaratë vjen pas më shumë se tre vitesh pasi ushtria ruse pushtoi territorin e vendit.
Presidenti ukrainas tha se qeveria e tij po përgatit marrëveshje investimi në bashkëpunim me shtetet evropiane, me fokus te dronët dhe armët me rreze të gjatë veprimi.
“Ukraina duhet të jetë në gjendje të prodhojë gjithçka që i nevojitet për mbrojtjen e saj, duke përfshirë mjete ajrore pa pilot, municione – veçanërisht raketa – për sistemet e mbrojtjes ajrore, raketa lundrimi dhe sisteme balistike, theksoi kreu i shtetit.