Zelensky: Rusia po përdorë të gjithë fuqinë ushtarake në Donbas, nevojiten armatime

25 maj 2022 | 13:35

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia  është duke përdorur gjithçka që ka në dispozicion, ndërsa përpiqet të pushtojë katër qytete në rajonin lindor të Donbasit dhe të bllokojë trupat ukrainase.

Ai është shprehur se situata në Donbas tani është “shumë e vështirë”.

“Praktikisht fuqia e plotë e ushtrisë ruse, çfarëdo që i ka mbetur, po hidhet në ofensivë atje. Liman, Popasna, Severodonetsk, Slaviansk,  pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se ushtria e tij po rezistonte, por “do të duhet kohë dhe shumë më tepër përpjekje nga njerëzit tanë për të kapërcyer avantazhin e tyre në sasinë e pajisjeve dhe armëve”.

Ai ka kërkuar armë të tjera, si raketahedhës dhe tanke, që të dërgohen nga Perëndimi.

Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e plotë të dy provincave të Donbasit, Donetsk dhe Luhansk, dhe të bllokojë forcat ukrainase në një xhep në frontin kryesor lindor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Memphis Depay te Barcelona mbetet e pasigurt…