Barça kërkon 20 milionë euro për Depayn

25 maj 2022 | 13:34

E ardhmja e Memphis Depay te Barcelona mbetet e pasigurt në afatin kalimtar të verës. “Sport” raporton se skuadra katalanase mund të zgjedhë ta shesë atë nëse nënshkruan me Robert Lewandowski nga Bayern Munchen.

Por, Blaugramasit tashmë kanë njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e holandezit dhe me shumë gjasë do të shitet. Skuadra katalunase po kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa ka një numër të skuadrave të interesuar për kartonin e tij. Depay është duke insistuar që të qëndrojë në “Camp Nou”, mirëpo forma e tij nuk i ka arritur pritshmëritë e kërkuara nga Barcelona.

Andaj, Arsenali, Newcastle dhe Tottenhami janë në mesin e skuadrave të interesuara për kartonin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar sot me…