OAK-u, Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 maj 2022 | 13:30

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar sot me një shkresë kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministrit Faton Peci, ministrit Liburn Aliu e KPMM-së për të shprehur shqetësim të thellë për moskoordinimin e institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune.

Përmes kësaj shkrese, OAK-u ka kërkuar nga kryeministri dhe ministrat përkatës që me urgjencë të zhbllokojnë këto biznese në mënyrë që të mos vije deri tek një kolaps zinxhiror dhe të shkaktohen humbje të jashtëzakonshme për bizneset, të punësuarit dhe të hyrave për vendin.

Ky reagim vije si rezultat i mospërgjigjes së institucioneve të Kosovës, respektivisht MBPZHR-së, MMPHI-së dhe KPMM-së, që oda ka një kohë të gjatë që është duke kërkuar takime çoftë individuale apo edhe të përbashkëta, në mënyrë që qindra kërkesa të cilat janë depozituar tash e një kohë të gjatë të trajtohen dhe të lejohet vazhdimi i punës për këto biznese.

OAK-u ka kërkuar edhe njëherë nga ministri Peci, ministri Aliu e KPMM, tashmë edhe publikisht një takim urgjent për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

Problemi kryesor qëndron tek mosvazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve dhe lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM.

OAK-u dhe bizneset janë të gatshme dhe në pritje që çdo kohë të takohen për trajtimin dhe zgjidhjen e problemit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany pritet të nis një…