Zelensky takon Stoltenbergun, ia kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

16 janar 2024 | 14:22

Udhëheqësi ukrainas, Volodymir Zelensky është takuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi në kuadër të samitit në Davos.

Zelensky i ka thënë Stoltenbergut se pret që NATO të ndihmojë në afrimin e vendit të tij drejt anëtarësimit në aleancën e mbrojtjes këtë vit, sipas agjencisë së lajmeve “DPA”.

Gjatë takimit, Zelensky ka theksuar nevojën e Ukrainës për të rritur mbrojtjen e saj ajrore në mes të sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…