Zelensky të martën do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë

28 prill 2022 | 11:40

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy pritet t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e radhës plenare.

Sipas Top Channel, Kuvendi Shqipërisë është duke bërë përgatitje që të martën, në orën 10:00 Zelensky t’i drejtohet me një video mesazh parlamentit të Shqipërisë.

Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit Muhamed Veliu se Zelensky ka pranuar t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë me një fjalim.

Javët e shkuara presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka qenë dhënë disa mesazhe përmes video call në disa parlamente evropiane.

Shqipëria, aleate e NATO-s është pozicionuar në krah të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer…