Zelenskyi u bën thirrje bashkëvendësve ta mbrojnë Ukrainën

24 shkurt 2022 | 12:00

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas të mbrojnë shtetin kundër sulmit rus, duke thënë se do ofrohen armë për t’iu bashkuar luftimeve.

Në një adresim televiziv më 24 shkurt, Zelenskyi u ka bërë thirrje rusëve “që nuk kanë humbur nderin” që të protestojnë kundër sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Zelenskiy i ka thënë kombit se Ukraina ka përjetuar “humbje serioze” nga sulmet ruse dhe ka bërë thirrje për donacione të gjakut.

Një këshilltar i Zelenskyit ka thënë se rreth 40 ukrainas janë vrarë në orët e para të sulmit.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ushtria e shtetit është duke luftuar kundër rusëve dhe ka bërë thirrje për ndihmë për mbrojtje nga Perëndimi.

Në disa pamje të shfaqura në mediat e Perëndimit janë parë kolona të gjata me makinë në rrugë jashtë Kievit.

Shtetet fqinje kanë thënë se janë duke u përgatitur për të strehuar mijëra persona nga Ukraina.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur më orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Tanket dhe kamionët rusë hyjnë në Ukrainë prej Krimesë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Moskës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premierliga ukrainase do të pushojë së paku në 30 ditët…