Zemaj: Asnjë i vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit

30 shtator 2020 | 14:49

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është  shënuar asnjë vdekje nga Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 46 raste të reja të infektimit.

Ai i ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë  masat anti-Covid për të frenuar përhapjen e virusit.

Postimi i plotë i Zemajt:

Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv.

Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë!

Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit!

Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!

Bashkë ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja në kuadër të Superkupës së Gjermanisë mes Bayern Munchen…