Zemaj del nga komisioni ku ishte duke raportuar: Nuk jam këtu për spektakle

01 dhjetor 2020 | 14:22

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë nga mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Gjatë shqyrtimit të të gjeturave në raportin e Autidimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti Eman Rrahmani ka thënë se “E pranoj që ministri e lexoi mirë raportin. Por edhe shikimin e ka të mirë, por rezultatet nuk po i dalin ashtu siç nuk i dolën në Podujevë”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate, ministri Zemaj ka liruar sallën, duke thënë se nuk është këtu për “spektakle”.

Pasi Zemaj liroi sallën ku po mbahet komisioni, debati është duke vazhduar mes deputetes Besa Gaxherri dhe Eman Rrahmanit. Ky i fundit derisa Gaxherri ka thënë se duhet të lihen anash dallimet partiake, i ka thënë se “ki me u mbajt mend”.

Fillimisht, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar sot të gjeturat në raportin e Autditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Anëtarja e komisionit, Besa Gaxherri ka treguar se në bazë të këtyre të gjeturave, MSh-ja ka paguar shpenzime në vlerë prej më shumë se 299 mijë euro.

“Përmes vendimeve gjyqësore MSh ka paguar shpenzime në vlerë prej 299 mijë euro. Fushat me probleme më të theksuara ishin realizimi i ulët i buxhetit, si dhe vonesa ne vlerësimin e kontratave. Po ashtu menaxhimi i pasurive nuk ishin në vlerë të kënaqshme”, ka thënë ajo.

Ky raport gjen se kjo ministri tek mallrat dhe shërbimet, është identifikuar si rezultat i mos pagesave me kohë të operatorëve ekonomikë, ku të njëjtit përmes procedurave gjyqësore i kishin realizuar ato në vlerë prej 266 mijë euro.

“Gjatë vitit 2019 kemi verifikuar se pasuria e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të mbivlerësuar për 58 mijë euro. Ndërsa të nënvlerësuara mbi 1 milion euro”, është shprehur Gaxherri.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë duke punuar në adresimin e rekomandimeve.

Në anën tjetër, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti, ka theksuar se “as 64 për qind e buxhetit nuk është shpenzuar sipas auditorit. Pra buxheti ka tepruar. Ndërsa nuk janë paguar me kohë faturat, dhe janë paguar më shumë se 38 mijë euro përmbaruesi”.

Haliti ka pyetur se kush është menaxher i kontratës së ndërtimit të spitalit të Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike…