Zemaj: Do të financohet shkollimi i kandidatëve të ardhur nga Lugina

05 gusht 2020 | 11:45

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina e Preshevës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se këto kuadro pastaj do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës,  Medvegjës dhe Bujanocit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zemaj ka shkruar se mbështetja për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë.

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë! Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik. Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit! Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”, ka shkruar Zemaj.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, në një bashkëpunim…