
Zemaj godet VV-në: Paradite të shajnë, pasdite të marrin me të mirë, në mbrëmje të linçojnë
10 qershor 2025
| 19:38
Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për gjuhën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e përshkruar si polarizuese dhe ofenduese.
Ai tha se VV-ja paradite të shajnë, e siç u shpreh në mesditë fillojnë me të marrë me të mirë, përcjell Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
“Gjuha e tyre është në vazhdimësi polarizuese, është ofenduese dhe është jobashkëpunuese. Paradite të shajnë, në mesditë fillojnë me të marrë me të mirë, diku kah ora 15:00 të dojnë shumë, në ora 18:00 i bijnë pishman krejt çka kanë thënë gjithë kohën dhe prapë kthehen të shajnë, të linçojnë dhe të ofendojnë”, u shpreh tutje Zemaj.