Zemaj i dhuron Lipjanit një aparat oksigjenoformues

12 gusht 2020 | 17:20

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar komunën e Lipjanit, ku ka takuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, me te cilin ka biseduar për situatën rreth Covid-19 në këtë komunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se QKMF-së së kësaj komune i ka  ndarë një aparat oksigjenoformues, i cili është siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-i.

“Me kryetarin e Lipjanit z. Imri Ahmeti dhe autoritetet komunale të shëndetësisë biseduam për situatën rreth Covid 19 në këtë komunë. I inkurajuar nga organizimi i mirë i punës, gatishmëria e personelit shëndetësor për të trajtuar e triazhuar të prekurit nga Covid 19 dhe përgjigja e strukturave komunale ndaj pandemisë. Shqyrtuam edhe nevojat e reja konform situatës dhe QKMF iu nda një aparat oksigjenoformues, siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-i. Bashkë kundër Covid-19, për shëndetin e njëri-tjetrit!”, ka shkruar Zemaj.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.08.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…