Zemaj kërkon ashpërsimin e masave anti-Covid

25 nëntor 2021 | 11:22

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që urgjentisht të marrin masa adekuate komform paralajmërimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe gjendjes me pandeminë.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka bërë mendje se të gjitha vendet e Evropës po ndërmarrin masa të reja kufizuese.

“Sot kur pothuajse i gjithë rajoni është përfshirë në një rritje të rasteve me COVID-19, po ashtu vendet Evropiane kanë marrë vendime kufizues për të parandaluar një valë të re të infeksionit, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duket se po e kalojnë këtë situatë sikurse Kosova është imune ndaj pandemisë dhe nuk po ndodh asgjë. Ftoj urgjentisht Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmarrin masa adekuate komfort paralajmërimeve të OBSh-së dhe gjendjes në rajon dhe Evropë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, feston sot…