Banorët e BB VIP surprizojnë Einxhel me rastin e ditëlindjes

25 nëntor 2021 | 11:21

BB VIP – Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, feston sot ditëlindjen. Banorët janë kujdesur që ta urojnë atë menjëherë në mesnatë, duke e surprizuar edhe me dy torta.

Teksa ajo ndodhej jashtë së bashku me Beatrix, DJ PM dhe DJ Dagz, banorët e tjerë kishin marrë tortat dhe kitarën për t’i uruar në mënyrën më të bukur ditëlindjen.

Banorët i thanë që të mendonte dëshirën e pastaj t’u frynte qirinjve. E duke qenë se ishin dy torta, Einxhel thotë se do mendojë dy dëshira.

“Mos thuaj fitore e Big Brother se nuk e merr”, dëgjohet t’i thotë Antonela, të cilës i përgjigjet: “Nuk do e harxhoja dëshirën e ditëlindjes për atë gjë”.

Pasi moderatorja shprehu dëshirat dhe u fryu qirinjve, të gjithë banorët e bënë me tortë në fytyrë dhe e puthën e përqafuan.

“Mos thuaj si dëshirë fitoren e BB VIP se nuk e merr”/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Anna Jenifer, ka folur së fundmi për…