Zemaj: Konfirmohet cilësia maksimale dhe besueshmëria e plotë e testeve të kryera në IKShPK

07 dhjetor 22:06

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka siguruar qytetarët e vendit tonë se të gjitha testet PCR për koronavirus të kryera në IKSHPK janë të besueshme.

Ai në një postim në “Facebook”,  ka sqaruar se IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën.

“IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën. Dy kontrolle janë organizuar nga OBSH-ja dhe një nga Instituti ‘Pastuer’ në Paris (përmes projektit MedilabSecure dhe QCMD – Quality Control for Molecular Diagnostics, në Skoci)”, ka thënë Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Në EQA 1 (external quality assessment) për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, të organizuar nga OBSH-ja në prill 2020, pesë mostrat e dërguara ishin të detektuara 100% saktë;

Në EQA 2, të organizuar nga OBSH-ja për detektim të Influencës me Real Time PCR, në qershor 2020, të gjitha 10 mostrat ishin detektuar dhe subtipizuar në mënyrë të saktë;

 

Në EQA 3, të organizuar nga QCMD për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, përmes projektit Medilab Secure të Institutit “Paster”, në shtator 2020, nga 8 mostrat të dërguara, 100% ishin detektuar në mënyrë të saktë.

Raportet e tri paneleve të kontrollit të jashtëm të kualitetit janë dëshmi e këtyre konstatimeve dhe besueshmërinë e IKShPK dhe punonjësve tanë.

Për këto rezultate të kualitetit maksimal, meritor janë mikrobiologët si dhe laborantët në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKShPK të cilët me përkushtim maksimal janë duke zbatuar profesionalizëm të plotë nga fillimi i pandemisë me Covid 19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në fund…