Zemaj: Masat e reja, ligji dhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet

01 nëntor 2020 | 20:32

Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj, pas vendimit të Qeverisë, ku përfshihen masat e reja, anti-COVID,ka thënë se tespektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti-COVID dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë.

“Pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe takimit të djeshëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, në koordinim me kryeministrin, z. Avdullah Hoti dhe konsultimeve të vazhdueshme me Bordin Këshillëdhënës, Qeveria në mbledhjen e sotme virtuale, ka votuar pro masave të reja, për menaxhimin e mëtejmë të pandemisë. Me votimin e sotëm të këtyre masave, shfuqizohet vendimi i 25 shtatorit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën në formën online. Këto masa do të shqyrtohen pas dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike.

Masatu prezantuannga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën, pas një takimi që pati me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Ndër masat e reja është orari i punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Këto nuk mund të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Po ashtu, qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të qarkullimit. Përkatësisht, ata do të mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndërkaq, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë liruar që të dalin në punë dhe punëdhënësit e tyre, sipas qeverisë, obligohen t’u krijojnë kushte për angazhimin e tyre online nga shtëpia.

Për të hyrë në Kosovë, duhet të prezantojnë një test negativ PCR, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, që janë të listuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas masave të reja, institucionet publike dhe private, obligohen që “të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente”.

Po ashtu, në fuqi mbetet edhe masa për mosgrumbullim më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Masat e sotme të qeverisë Hoti zbulojnë natyrën…